Një zjarrëvënie e qëllimshme është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit, ku derës së banesës së një biznesmeni i kanë vendosur flakën.
Sipas informacioneve, Ilirjan Saliaj dyshohet se kishte konflikte në lidhje me bizneset dhe pronat, ndërsa mësohet se për shkak të flakëve është detyruar ti zbresë fëmijët e tij nga ballkoni në banesat e fqinjëve poshtë.
Ngjarja është shënuar në lagjen “15 tetori”, ndërsa policia po heton në zbardhjen e plotë të ngjarjes.