Gazeta greke: 184 kriminelë fshihen në vendin fqinj, autoritetet shqiptare nuk bashkëpunojnë

Saturday, 05 May 2018 20:41

Më shumë se 180 kriminelë që kërkohen në Greqi për vepra të rënda të kryera gjatë 18 viteve të fundit, kanë gjetur strehë në vendin e origjinës, shkruan e përditshmja greke Kathemirini.

Sipas të dhënave që zotëron gazeta autoritetet greke që nga vitit 2000 kanë lëshuar 184 fletë arresti për shtetats shqiptarë të akuzuar për akte kriminale. Asnjë prej tyre nuk është kapur.

Vetëm këtë vit janë lëshuar 14 fletë-arreste ndërkombëtare për shtetas shqiptarë të cilët dyshohet se kanë ikur drejt Shqipërisë, thekson gazeta greke.

Zyrtarë të lartë të policisë greke i thanë Kathemirinit se kriminelët nuk ekstradohen, sepse organet policore dhe gjyqësore shqiptare nuk bashkëpunojnë.

Login to post comments