Disa orë pas denoncimit në një nga televizionet kombëtare, policia ka nxituar të sistemojë e të pastrojë vendin e ngjarjes në Derven të Fushë Krujës, aty ku një burrë u dogj brenda në makinë.
Vetëm një ditë pasi u denoncua skandali i eshtrave të viktimës në vendin e ngjarjes, policia është angazhuar për pastrimin e tyre.
Megjithatë si në çdo vendngjarje, ka sërish mbetje që ndoshta nga pakujdesia policët nuk i shohin.
Edhe pas pastrimit nga ana e policisë në vendngjarje u gjet përëri dora e një njeriu që besohet se më parë është ekzektuar dhe me pas është djegur.
Asnjë zyrtar nuk ka pranuar të flasë në lidhje me situatën.
Bëhet fjalë për vendin ku mendohet se kosovari Xhavit Osmani 60 vjeç nga Vushtria, i cili rezulton pronari i makines, është vrarë dhe djegur bashkë me makinën. Ekspertiza ende nuk ka nxjerrë zyrtarisht këtë fakt, pasi janë në pritje të ADN-së.
Familjarët e tij të cilët e kishin denoncuar të zhdukur në 4 maj kanë mbërritur në Tiranë. Më parë ata kanë qenë aty ku gjet makina. Osmani rezulton se ka hyrë nga Morina më 29 prill.
Ka dyshime për hakmarrje nga ish-miqtë e kosovarit në Fushë Krujë.