Banorët e Zall-herit I kanë kërkuar prej muaj Kryetarit të Bashkisë ndërtimin e një ure mbi lumin Terkuz por kërksa e tyre ka rënë në vesh të shurdhër.
Në fshatin Zall-her jetojnë 40 familje, ku të gjithave u nevojitet ura për t’u lidhur më zonat tjera përreth dhe me Tiranën.
Duke qenë se askush nuk u ka ardhur në ndihmë, 40 familjet kanë shtuar nga 50 mijë lekë të vjetra secila për të kontribuar për ndërtimin e urës mbi lumin Terkuz.
Një qytetar ka shkruar për JOQ.al:
Kjo është ura që po ndërtojmë ne banorët mbi lumin Terkuz. Asnjë ndihmë nga shteti! Më parë kalonim mbi një urë të improvizuar me një trung peme. Administrata e Zallherrit dhe as bashkia nuk na dhanë asnjë ndihmë ose zgjidhje kështu që e morëm vetë situatën nën kontroll.
Administrata na tha që s’kishin mundësi. Ne shtuam nga 50 mijë lekë të vjetra për familje dhe tani po ndërtojmë urën me forcat tona.”
Shpresojmë që shteti të mos i akuzojë për “ndërtim pa leje”...