Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Laç në takimin e llogaridhënies.
Por qytetarët të revoltuar kanë qëlluar me vezë në drejtim të tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa ai është larguar nga takimi.
Edhe pse Rama ka folur për qeverisje të mirë, qytetarët nuk janë pajtuar me këtë fakt dhe të revoltuar kanë qëlluar në drejtim të tij.
Deri tani nuk kemi të dhëna për këtë ngjarje nga policia.