Humb jetën shqiptari 22-vjeçar, makina bëhet copë në një autostradë në...

E mërkurë, 09 May 2018 14:21

Një i ri shqiptar, 22 vjeç, ka humbur jetën në Itali pasi makina që ai drejtonte është shkatërruar plotësisht pas një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, kur makina Volkëagen Lupo u rrokullis disa herë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, deri sa ndaloi e shkatërruar. U deshën disa orë për të nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit i cili qëndronte në shtëpinë e tezes së tij, në Forlimpopoli.

Ky ishte epilogu tragjik i një mbrëmjeje argëtuese për një grup të huajsh, që të gjithë te të njëzetat: dy shqiptarë, një marokene dhe një e re e lindur në Itali nga prindër të huaj.

Sipas policisë, 22-vjeçari e ka bërë gjithçka vetë, duke rrëshqitur në kthesë teksa shkonte në drejtim të Cesenës, deri sa është përplasur me murin mbrojtës nga e majta, për të kaluar sërish nga djathta. Urgjenca është lajmëruar nga një kamionist që ka kaluar andej pas aksidentit. Dy nga personat në makinë janë dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa disi më e mirë është gjendja e një 23-vjeçareje.

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 14:25
Login to post comments