Fermerët në disa fshatra të njësisë administrative Cakran në Fier kërkojnë ndihmë për të përballuar koston e dëmeve në bujqësi te cilat iu shkaktuan ditët e fundit nga moti i keq.
Në fshatrat Vreshtas, Gorishovë dhe Korceraj janë dëmtuar disa dhjetra hektarë me vreshta dhe kultura bujqësore, pemë frutore dhe qindra rrënjë ullinj brenda 20 minutash për shkak të breshërit.
Të moshuarit e zonës thonë se nuk mbajnë mend breshër të tilllë
Gjithashtu ata thonë të frikësuar që qeveria nuk do të bëjë asgjë, për t’i ndihmuar pasi shumë ngjarje kanë ndodhur dhe nuk kanë marrë zgjidhje nga kjo qeveri.
Raportohen dëme në vreshta në 45 hektarë me dëmtime në gjethe e bistakë. Zemërimit të natyrës i kanë shpëtuar vetëm lastarët.
Dëme ka edhe në sipërfaqet e mbjella me fasule, domate, patate, qepë etj.
Ndërkohë askush nga qeveria, nuk ka marrë mundmin të shikoj dëmet.