Gjykata liron ndërtuesin Rapush Hoxholli të arrestuar për mashtrim

Premte, 11 May 2018 11:48

Dy ndërtuesit që u arrestuan nga policia e Shkodrës për mashtrim tre ditë më parë janë liruar Gjykata Penale. Ata janë shtetasi Rapush Hoxholli 75 vjeç dhe bashkëshorten e tij Vjollca Hoxhalli.

Burrë e grua u arrestuan pasi akuzoheshin për mashtrim me shitjen e apartamenteve.

Në Njoftimin e policisë me 8 maj thuhej se: Kapen dhe ndalohen dy shtetas për mashtrim, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Rapush Hoxholli, 75 vjeç, banues në Tiranë .

Vjollca Hoxholli, 56 vjeçe, banuese në Tiranë

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendim nr.460 datë 07.05.2018, ka caktuar masën, “Arrest me burg”, pasi dyshohen se me anë të mashtrimit kanë shitur disa herë personave të ndryshëm apartamente banimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Mashtrimit”

Login to post comments