Policia e Elbasanit ka goditur veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit të dy shtetasve të cilët janë pronarë lokalesh.
Policia ka nisur procedim penal ndaj tyre.
Njoftimi i policisë:
Hetimet kanë nisur për A.U, 42 vjeç, dhe E.Sh, 24 vjeç. “Ne secilin lokal u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga një kompjuter i lojrave të fatit së bashku me aksesorët e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.