×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

OBSH ngre alarmin: Virusi i tmerrshëm po kërcënon botën

Saturday, 12 May 2018 14:11

Në Republikën Demokratike të Kongos mund të shpërthejë një epidemi e madhe e ebolas. Të gjitha shpresat për ta frenuar pjesën tjetër të virusit, janë tani tek një vaksinë, e cila ende nuk është miratuar për përdorim.

“Ne jemi shumë të shqetësuar dhe po përgatitemi për të gjitha skenarët, madje edhe më të këqijtë,” tha zëvendëskryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Peter Salama në Gjenevë.

Edhe vendet përreth janë në rrezik. “Ne kemi vënë tashmë nëntë vende fqinje në alarm të lartë,” tha Salama. Virusi mund të përhapet veçanërisht në vendet fqinje Kongo-Brazavil dhe Republikën e Afrikës Qendrore për shkak të lumit të Kongos dhe lumenjve të tjerë të përbashkët.

Që nga 4 prilli, ka 32 raste të dyshuara ose të konfirmuara, dhe 18 vdekje. Një rast i ri i dyshuar është raportuar nga qyteti veriperëndimor i Bikoro. Ministritë e Jashtme të disa vendeve u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të mos udhëtojnë në këtë rajon.

Shpresat tek vaksina

OBSH-ja shpreson se një vaksinë e krijuar nga firma farmaceutike Merck mund të lejohet që të hidhet në qarkullim brenda pak ditësh. Kjo vaksinë konsiderohet si shumë efektive, por ende nuk është licencuar. Përveç kësaj, ajo duhet të ruhet në temperatura minus 60 deri në minus 80 gradë Celsius.

Virusi Ebola është një nga patogjenët më të rrezikshëm në botë. Në Kongo ka gjithmonë shpërthime më të vogla të këtij virusi, si vitin e kaluar, kur vdiqën katër vetë. Që nga viti 1976 – viti në të cilin ebola u identifikua për herë të parë – sëmundja vdekjeprurëse ka shpërthyer në Republikën Demokratike të Kongos nëntë herë.

Një nga virusët më të rrezikshëm në botë

Prej epidemisë më e madhe të ebolas në vitin 2014 dhe 2015 në vendet e Afrikës Perëndimore Liberi, Guinea dhe Sierra Leone vdiqën më shumë se 11,000 vetë dhe u infektuan më shumë se 28,000 të tjerë. / DË

Modifikuar më Saturday, 12 May 2018 14:14
Login to post comments