Ata që e kanë jetuar kohën e komunizmit e kujtojnë radhën e gjatë që në orët e para të mëngjesit për të blerë vaj guri ose bukë.
Të gjithë në radhë me bidona për një litër qumësht apo për vajguri.
Por duket se kjo radhë kthehet sërish në shekullin e XXI në Berat. Varfëria është ulur këmbëkryq në vendin tonë, dhe kjo duket edhe nga kjo foto. Njerëzit janë vënë në radhë për të blerë bukë të ftohtë me gjysmë çmimi.
Ditë e marrjes së pensioneve pranë zyrave të Postës Shqiptare në Çelepias (Berat).
Pamjet të tilla, teksa qindra milionë euro jepen për luksin e ministrave, janë tmerruese për greminën ku e ka çuar vendin Edi Rama.