Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Cërrikun, me rastin e ceremonisë përkujtimore të 75-vjetorit të Batalionit partizan të Dumresë. Gjithashtu, Meta ishte i pranishëm edhe në Panairin e Agrobiznesit dhe Artizanatit në Cërrik ku zhvilloi takime me prodhues, zejtarë e fermerë të zonës. Ai kërkoi nga të pranishmit që të promovohen produktet bio "Made in Albania".