Hakmerret kryeprokurori Rama, pezullon Dritan Ginën

Hënë, 14 May 2018 13:13

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka vendosur pezullimin nga detyra të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Dritan Gina.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se Pezullimi i Ginës u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të Dritan Gina.

Gina është marrë i pandehur pasi akuzohet për ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 13:18
Login to post comments