"Vëllezërit Hallaçi” dhe “Besniku sh.p.k.” dy shoqëritë tregtare që importojnë rreth 40% të miellit në treg janë kallëzuar penalisht.
Ato kishin deklaruar nivel fiktiv të proteinës së miellit që importonin në Shqipëri.
Gjatë kontrollit në magazinat e këtyre subjekteve, janë sekuestruar edhe 35 ton miell.
Analizat janë bërë në dy laboratorë të ndryshëm dhe në të dyja rastet ka rezultuar se subjektet kanë patur probleme me deklarimin në sasi më të ulët së përqindjes së proteinës në miell, rreth 10.7% , kur duhet të ishte 12.5 për produktin që importohet për bukën.
Sipas AKU vepra është kryer me dashje me qëllim përfitimin material, pasi mielli me nivel proteine më të ulët blihet me çmim më të lirë në Kosovë dhe shitet në Shqipëri me çmim të lartë, ku përdoret për prodhimin e bukës.
Skandali u publikua disa ditë më parë në emisionin investigativ. Gazetarët e Fiks Fare kanë zbuluar se standardi i bukës që prodhohet në Shqipëri sot, për shkak të cilësisë së miellit, është më i ulëti në Evropë. Gruri me të cilin prodhohet buka në Shqipëri është grurë për kafshët, kjo për pasojë të importeve të pakontrolluara. Sot në Shqipëri tregun e mbizotëron mielli dhe gruri që vjen nga Serbia dhe Kosova, i cili ka cilësinë më të dobët të proteinës nën 12 %.