Një grua 43-vjeçare ka denoncuar ditën e djeshme në policinë e Fierit bashkëjetuesin e saj 46-vjeçar me inicialet I.F banues në fshatin Cakran, pasi sipas saj, e ka mashtruar duke i marrë një sasi eurosh.
Pas këtij denoncimi, prokuroria e Fierit ka nisur hetimet, pasi ka konstatuar se 46-vjeçari gjatë kohës kur kanë qenë të lidhur me denoncuesen, i ka marrë asaj me anë të mashtrimit një sasi eurosh.
INFORMACIONI I POLICISE
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin I.F, vjeç 46, banues në fshatin Cakran, Fier.
Kjo pasi ish-bashkëjetuesja E.M, vjeç 43, banuese në Elbasan, kallëzon se gjatë bashkëjetesës e ka mashtruar duke i marrë një sasi eurosh.
Hetimet po kryhen në bazë të Nenit 143/2 të Kodit Penal.