Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se qeveria do të shkelë ligjin e buxhetit që e detyron atë të ulë borxhin publik çdo vit deri sa të arrijë 45 për qind e Prodhimit Kombëtar.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paraqitur statistika të ndryshme nga qeveria përsa i përket Borxhit Publik . Qeveria raporton shifra më të ulëta të borxhit publik nga ato që vlerëson FMN, çka hedh dyshime për manipulim të shifrave zyrtare.
Sipas Ministrisë së Financave në fund të vitit të kaluar borxhi publik i Shqipërisë ra në 69.9 për qind e Prodhimit Kombëtar. Por statistika zyrtare e qeverisë, është krejt ndryshe nga ajo që raporton Fondi Monetar. Sipas FMN, në fund të vitit të kaluar borxhi publik i Shqipërisë nuk ishte 69.9 për qind, por plot 71.2 për qind e Prodhimit Kombëtar.
Madje përplasjet janë më të mëdha për shifrën e këtij viti. Qeveria vlerëson se në fund të 2018-ës, borxhi publik i vendit do të ulet në 68.7 për qind e PBB, ndërkohë që FMN thotë se shifra 71.3% ose 2.6 pikë përqindje më pak.