617 Infermierë kanë kërkuar të largohen në 2017 nga Shqipëria për të punuar në vendet e Bashkimit Europian shifër kjo që sa vjen dhe shumëfishohet. Statistika vjen nga regjistrat e Urdhrit të Infermierëve ku ata kërkojnë certifikatën e profesionale para se të largohen, e domosdoshme për t’u punësuar.
Janë një sërë faktorësh që i “detyrojnë” infermierët që të largohen nga Shqipëria.
Ndër to renditen kushtet jo të mira të punës , pagat e ulëta si dhe dëshira për tu rritur në karrierë.
Edhe pse vit pas viti pagat e bluzave të bardha kanë pësuar një rritje ajo është shumë simbolike, duke bërë që korrupsioni të vijojë në të njëjtat nivele.
Shkaqet e largimit janë për një pagë dhe trajtim më të mirë, por ajo që po shqetëson kompanitë, sidomos ato gjermane që kanë punësuar infermierët e parë, është niveli jo i duhur i njohurive praktike që ata zotërojnë.