Dëmtimi i rrjetit të ndriçimit publik të qytetit është një nga shqetësimet e Bashkisë së Shkodrës
Dëmtimi i rrjetit të ndriçimit publik të qytetit është një nga shqetësimet e Bashkisë së Shkodrës. Persona të papërgjegjshëm grabisin kabullin e furnizimit me energji elektrike, por në disa raste dëmtojnë dhe vjedhin edhe ndriçuesit.
Para disa ditëve, në degëzimin e rrugës së tepes në Unazën Lindore, Sektori i Ndriçimit Publik në Bashkinë e Shkodrës ka ndërhyrë duke zëvendësuar 600 metër linear kabull të vjedhur si dhe disa ndricues të mungonin.
Ditën e sotme, në fokur ishte Unaza Përendimore, ku u zëvendësuan mëse 1800 metër linear kabull i vjedhur si dhe disa ndriçues. Përgjegjësi i Sektorit të Ndriçimit Publik në Bashkinë e Shkodrës z. Altin Salihi, ka një mesazh edhe për qytetarët, duke u kërkuar të bashkëpunojnë në të mirën e përbashkët.