Gjykata e Tiranës ka marrë vendim për të mbyllur hetimet për pajisjen e përgjimit, IMSI Catcher.
Një vendim i tillë ka ardhur pas pamundësisë nga ana e prokurorisë për të administruar të gjitha provat e nevojshme.
Mësohet se hetimet janë mbajtur peng nga një letërporosi që është dërguar në Itali, teksa ende nuk ka mbërritur asnjë përgjigje.
Ndërkohë, autoritetet italiane kanë thënë se kjo pajisje ndodhet në ambientet e ambasadës italiane në Tiranë.
Kjo çështje u ngrit dy vite më parë, dhe shkaktoi një “furtunë” në politikën shqiptare, ku gjykata pezulloi nga detyra edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të asaj kohe, Haki Çako.