Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka dal në përfundimin se në raportin taksave dhe borxhit publik ka një disproporcion të lartë.
Në konkluzionet e nxjerra nga raporti i parë për monitorimin e vendit tonë rritja ekonomike rezulton mjaft kritike.
Theksi kryesor i këtij raporti vendoset tek çështja se taksat në vendin tonë kanë pasur një rritje shumë të lartë, gjë që do të sillte si rezultat uljen e borxhit publik.
Por, po nga ky raport rezulton se edhe borxhi publik ka një nivel shumë të lartë, kreditë me probleme vijojnë të mbeten ende të larta pavarësisht uljes, akumulimit të detyrimeve të reja të prapambetura, dobësive të institucioneve publike dhe sistemit gjyqësor dhe një mjedisi të vështirë për biznesin.
Sipas këtyre të dhënave vërtetohet edhe njëherë teza se paratë e taksave të shqiptarëve përveçse nuk janë përdorur për asnjë investim të rëndësishëm, pasi është mjaftueshmërisht e dukshme, nuk po përdoren as për zvogëlimin e borxhit publik.
Atëherë pyetja kryesore që të gjithë kanë në kokë është se ku shkojnë kaq shumë para?/55news.al