Bandat shqiptare të drogës, vjedhjes e prostitucionit janë bërë shqetësimi kryesor i rendit në Angli.
“Bandat e krimit të organizuar, si mafia shqiptare, janë duke nxitur rritjen e krimeve të dhunshme në Londër”, këtë ka pohuar John Coles, kreu i operacioneve speciale në Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA).
Sipas Coles e gjithë kjo vjen prej importit të drogës se klasit të parë.
Kreu i operacioneve speciale në Agjencinë Kombëtare të Krimit është shprehur se shqiptarët janë një kërcënim për Anglin. “Ata janë individë jashtëzakonisht të dhunshëm, të tmerrshëm”, tha ai.
Coles citoi se forcat speciale të policisë metropolitane dhe zyrtarëve të NCA kanë mundur të kapin rreth 450 kg të drogë së klasës A nga bandat, në gjashtë muajt e fundit.
Në krimin e organizuar edhe mafia shqiptare konsiderohet nga zyrtarët NCA-së si një nga grupet më të mëdha kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë aksione në trafikimin e qenieve njerëzore dhe tregtinë e heroinës dhe të kryejë plaçkitjeve të armatosura.