×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nxënësit në Bushat ende s'kanë marrë bursën edhe pse shkolla po mbaron

E Enjte, 24 May 2018 17:22

Nxënësit e shkollës  së mesme profesionale kombëtare “Ndre Mjeda” në Bushat, bojkotuan procesin mësimor si shenjë proteste për mos marrjen e bursave prej shtatorit kur ka nisur shkolla, e deri më sot kur po shkojmë në mbyllje të saj.

Ata janë të vendosur të mos zhvillojnë mësim pa një përgjigje nga ministria e linjës dhe bashkia Vau Dejës.

Ata thonë se nuk është hera e parë që ndodh kështu dhe se problemi ka vite që përsëritet.

Në total janë 176 nxënës që përfitojnë bursë dhe pjesa më e madhe e tyre vijnë nga zona të ndryshme të veriut të vendit.

Problemin e pranon edhe drejtori i shkollës, i cili justifikohet se do të zgjidhet brenda këtyre ditëve, pasi është kontaktuar bashkia dhe ministria për rastin në fjalë.

Shkolla e mesme profesionale kombëtare “Ndre Mjeda” fillimet e saj i ka pasur që në vitin 1972, si shkolla e parë e Mekanikës bujqësore në rajonin e Veriut.

Sot ajo ofron profile studimi në: veterinari, teknologji agro-ushqimore, bujqësi dhe ekonomi bujqësore. 

Login to post comments