Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku pesë anëtarë nga e njëjta familje kanë rrahur një 68-vjeçar.
Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zogaj dhe të pestë personat i kanë vajtur në shtëpi bashkëfshatarit të tyre, duke e goditur me grusht.
Njoftimi i plotë:
Më datë 23.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasit Y.R, B.R, A.R, H.R dhe A.R, vjeç 43, 23, 31, 61 e 35, banues në fshatin Zogaj, pasi në Zogaj, në oborrin e banesës tij, kanë ushtruar dhunë fizike duke e goditur me grusht, shtetasin S.B, vjeç 68, banues në Zogaj. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.