Bledi Kasmi falenderon organizatën "Reportët pa kufij" për mbështetjen

Diel, 27 May 2018 14:40

Kryredaktori i Rilindjes Demokratike Bledi Kasmi para pak minutash ka felenderuar organizatën "Reportet pa kufij" për mbështetjen e menjehershme që i është dhënë duke i kerkuar qeverisë të dënonte rastin 

Ja stastusi i Bledi Kasmit në FB
Miq, organizata “Reporterët pa kufij” ka reaguar lidhur me dhunën e policisë ndaj meje në protestën e djeshme të opozitës.
“RSF denoncon dhunën policore kundër gazetarit Bledi Kasmi në një demonstratë në #Tirana #Albania. Një gazetar me përvojë, Kasmi po raportonte për Rilindja Demokratike http://www.rd.al.
Bledi Kasmi u qëllua me shkop gome gjatë protestës së djeshme të opozitës, ndërsa ishte duke bërë disa fotografi për gazetën RD. Nga goditja në kokë, gazetari pësoi të paktën 10 qepje, ndërsa iu dha ndihma e parë në spitalin e Traumës në Tiranë:.

Login to post comments