Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugë që ka ndodhur në Vaun e Dejës.
Sipas policisë, "aksidenti u regjistrua rreth orës 19:55 në vendin e quajtur ura e Shelqetit ne fshatin Shelqet, Vau i Dejës, ku shtetasi G. P. 23 vjeç, banues në fshatin Stajka, Vau i Dejës, duke drejtuar mjetin motorçiklete, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga"
I plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit