×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bursat europiane trondisin edhe Wall Street

Tuesday, 29 May 2018 20:36

Bursat e ekonomisë në Europë përfunduan të gjitha në rënie të ndjeshme sot për shkak të pasigurive politike në Itali dhe në Spanjë duke rritur pasigurinë e investitorëve.

Edhe “Wall Street” u prek gjithashtu, ku treguesi “Dow Jones” ra me 1,75% dhe “Nasdaq” me 0,93%.

Ndërsa nga ana tjetër bursa e Parisit ra me 1,29%, Milanoja 2,65%, Madridi me 0,91% dhe Londra 1,26%.

Investitorët bënë një tërheqje nga pasiguria politike italiane pas vetos së vendosur nga presidenti i vendit kundër një ekzekutivi populist që nuk garantonte qëndrimin në euro.

Ndonëse u emërua një qeveri teknike provizore, tregjet i druhen zgjedhjeve të reja që mund të përforcojnë më shumë partitë populiste dhe euroskeptike.

Login to post comments