Policia aksione të fshehta/ Gjobit 167 drejtues mjetesh në 72 orët e fundit

Tuesday, 29 May 2018 20:51

Ndonëse kontrollet dhe masat, sipas Policisë Rrugore Tiranë vazhdojnë çdo ditë në rrugë të ndryshme, përsëri “shkelja e semaforit”, mbetet evidente dhe me shifra që tregojnë rrezikun që u kanoset këmbësorëve dhe vetë drejtuesve të automjeteve, në kryqëzimet dhe rrugëkalimet, që rregullohen me semafor.

Vetëm për 72 orët e fundit në rrugët urbane të kryeqytetit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor), 167 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, njofton Policia.

Gjithashtu janë evidentuar edhe shumë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim aksidenti, si: mospërdorimi i kaskave mbrojtëse, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat e banuara si dhe drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, shtuan të një njëjtat burime.

Login to post comments