×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Detaje/ Si u ble zjarrfikësja pa pajisje me 600 milionë lekë

E mërkurë, 30 May 2018 22:30

Zyrtarët e Portit të Durrësit blenë 60 milion lekë (të rinj) mjetin zjarrfikës, të cilit i mungonin mjetet shpëtuese kundra zjarrit. Burime nga grupi hetimit thanë për “Panorama” se mjetit super të shtrenjtë i mungonin pjesë të ndryshme si kazma, lopatat, kaskat dhe mjete të tjera që shërbenin për fikjen e zjarrit.

Pra, thënë ndryshe, drejtuesit e Autoritetit portual Durrës shpërdorojnë paratë e taksapaguesve në mënyrë të papërgjegjshme, duke blerë një mjet që nuk ishte në funksion dhe mbi të gjitha përtej çdo imagjinate për sa i përket çmimit (600 milion lekë).

“Ish-drejtuesit e autoritetit Portual Durrës, të cilët po ndiqen penalisht pasi gjatë ushtrimit të detyrës janë përfshirë në veprime të kundra-ligjshme gjatë zhvillimit të tenderit për blerje të automjetit zjarrfikës, auto-ambulance dhe mjeti zjarrfikës. Ekspertimi i kryer në lidhje me ofertat e paraqitura për 3 lote të tenderit, ka dokumentuar se ofertat nuk ishin të rregullta dhe janë hartuar nga i njëjti operator ekonomik. Ndërsa në lotet për blerjen e mjeteve auto-ambulancë dhe zjarrfikës, rezulton se mungojnë pajisjet shtesë dhe shpëtuese kundër zjarrit”,-sqaroi prokuroria.

Hetimi ka provuar gjithashtu se kërkesa për këto mjete ishte e pa-argumentuar, nisur nga domosdoshmëria për to. Gjithashtu është dokumentuar se nuk ishte kompetencë e këtyre Drejtorive, përcaktimi i fondit për blerjen e automjeteve, fakt që ngarkon me përgjegjësi titullarin i institucionit.

Duke vijuar më tej me tenderat, ka dyshime të dokumentuara se specifikimet teknike nuk kanë krijuar kushte për barazi dhe prishën konkurrencën në procedurën e prokurimit publik. ndërkoh, vazhdon puna për identifikimin e zyrtarëve dhe personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 22:33
Login to post comments