Tre persona janë arrestuar nga policia në Elbasan për dhunë të ushtruar në familje. Sipas policisë ata kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave të familjes.
Rasti i parë është regjistruar në Godolesh të Elbasanit, ku shtetasi Besnik Bardhi, 46 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar bashkëshorten e tij F.B., 44 vjeçe.
Ndërsa në Gjinar, Kujtim Sadiku, 52 vjeç, për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të shoqen, B. Sadiku, 54 vjeçe.
Në qytetin e Elbasanit është shënuar rasti i tretë, ku Astrit Qyra, 45 vjeç ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, E. D., 68 vjeçe. Raportohet se gjatë shoqërimit në komisariat, Qyra ka kundërshtuar punonjësit e policisë.