Plani i Ramës, mbi gërmadhat e Teatrit Kombëtar do ngrihen kullat e drogës

Tuesday, 12 June 2018 13:37

Aktorët akuzojnë kryeministrin se pas prishjes së Teatrit Kombëtar fshihen miliona para dhe se prishja nuk është çështje teknike apo sigurie, por një krim shtetëtor. Dhe faktet aty të çojnë. I ashpër ka qenë në këtë drejtim analisti Lubonja, i cili tha se ku është “një krim që e bëjnë Edi Rama me një grup njerëzish oligarkësh. Kemi të bëjmë me një bandë që nuk pyet as për institucione as për ligj”.  Në projektligjin që është bërë publik është parashikuar që e gjithë hapësira që ze sot TK si dhe disa ndërtesa rrotull tij do t’i jepen  firmës “Fusha” sh.p.k, e njohur për fitimin e tenderëve të shumtë nga qeverisja socialiste dhe bashkia e Tiranës, jo pak por 14 tendera me milona e miliarda lekë. Shuma e përfituar nga “Fusha sh.p.k”, nga tenderat, kap vlerën e 22,106,703,990 lekë të vjetra (mbi 22 miliardë lekë).  

Nga ana tjetër mediat akuzojnë qeverinë se ka favorizuar një firmë që duhet të përballet me drejtësinë e ligjin, sepse noton mbi para të pista. Administratori i kësaj firme është Shkëlqim Fusha, i cili është njeriu i afërt i Prokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, dhe që po manipulon gjithë investimet e taksat e kryeqytetit.  Në media u fol se në “Fusha sh.pk” fitoi tenderin për sheshin e kryeqytetit më 27 dhjetor të 2016, tre ditë pas takimit (drekës) të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me prokurorin e Tiranës Petrit Fusha, që ky i fundit të mbyllte hetimet për Veliajn, pas vdekjes së Ardit Gjoklajt.  

 Gjithashtu aludohet se edhe i vëllai i ish-prokurorit Petrit Fusha, Sylejman Fusha,  është një eksponent i njohur i trafikut të drogës në Shqipëri dhe kontinent, që ndodhet i arrestuar për të disatën herë në Spanjë, pasi i kanë gjetur sasi të mëdha heroine. Ai po vuan dënimin në Alikande të Spanjës, por që në vitin 2001 Sulejman Fusha është arrestuar po në Spanjë me 52 kg heroine ku dhe ka vuajtur 8.5 vite dënim me burg. Përveçse në kompanine “Fusha” paratë e herionës duket se janë investuar dhe ne resorte luksoze në Tiranë ku shifra e investimit i kalon 6.000.000 €.

Sado që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj mundohet të pastrojë e legalizojë paratë e “Fushës”, me 14 tenderat që i ka dhënë deri sot, apo edhe vetë kryeministri Rama, me 8 tendera të tjerë në bashkitë socialiste në vend, veprimtaria e tij mbetet e dyshimtë. Aq e vërtetë është kjo saqë kryeministri kërkon të legalozojë edhe aktin e tij të fundit, që me një ligj të miratuar nga parlamenti, duke e detyruar atë të jetë bashkëfajtor në krim (pasi Rama i ka të gjitha votat për ta kaluar e miratuar projekt-ligjin para pushimeve verore), të lajë duart si Ponc Pilati.

Për ditë po dalin fakte e dokumente që hedhin poshtë hipokrizinë dhe mashtrimin e figurave më të larta qeverisë, Edi Ramës, Erion Veliajt, Mirela Kumbaros etj, të cilët në publik e në media mashtrojnë qytetarët se kemi të bëjmë me një mënyrë legjitime dhe jo me një vendim arbitrar dhe privat të Edi Ramës. I fundit është kryebashiaku Veliaj, i cili jo më larg se dje deklaroi se do të ndërtojë një teatër të ri, “modern dhe jo një furrik me tallash të presuar shkrepësesh, siç është godina aktuale”. Por, sipas tij “nuk i kemi këto para dhe si mijëra familje tiranase i kanë thënë zhvilluesit, më jep përqindjen në këmbim të tokës, ne po bëjmë të njëjtën gjë, po i themi, në këmbim të tokës përqindjen e duam në formën e këtij teatri që kushton 30 milionë euro. Nëse bën këtë, atëherë jemi gati ta konsiderojmë dhe sot qeveria shqiptare është gati ta konsiderojë.”  

Një gjë është e qartë se Rama dhe Veliaj ecin bashkë dhe në sinkron në çdo gjë. Në filozofinë e tyre të të vjedhurit, në filozofinë e tyre të shkatërrimit të vendit. Teatri Kombëtar për ta është thjesht një histori vjedhjeje dhe asgjë më shumë.  

Teatri Kombëtar po shembet nga droga por bashkë me Teatrin duket se po shembet dhe ëndrra vegimtare se në këtë vend mund të luftohet krimi e korrupsioni..! F.Slatina

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 19:21
Login to post comments