Në orën 19.00 skadon ultimatum për kryeimnistrin rama e qeveirnë e tij për t’u tërhequr nga projekti mafioz i prishjes së TK dhe ngritjen në vend të tij të kullave të drogës. Edhe pas dëgjesës së djeshme aktorët nuk kanë rënë dakord me kryebashkiakun Veliaj. “Në dëgjesën që u bë Veliaj dhe Kumbaro u hoqën sikur na dëgjuan, por aty duhet të ishte dhe kryeministri. Ne nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona deri sa ata të tërheqin projektligjin që ne kundërshtojmë për Teatrin Kombëtar. Ne do të vendosim të premten çadrën te Teatri Kombëtar, jo si ngujim, por si vendtakim në kuvendin e munguar të shqiptarëve. Te çadra ne do të zhvillojmë takimet, aty do të ftohen të flasin edhe specialistët, arkitektë për të folur për vlerat arkitekturore, njerëz të trashëgimisë, etj. Në këtë pikë ne mendojmë të detyrojmë politikanët që të marrin vendime pro vendit dhe jo gënjeshtra”, tha producenti Budina. Në takimin që u zhvillua dje artistët në fjalët e tyre i shprehën kryebashkiakut Veliaj dhe ministres Kumbaro se është krijuar një klimë mosbesimi dhe mungesë sinqeriteti me çfarë ka ndodhur.