Me 23 shtator rikthehet në Radio-Televizionit Shqiptar Junior Fest, festivali i këngës për fëmijë nga mosha 9-14 vjeç. Janë përzgjedhur 16 këngët të cilat do të përformojnë për publikun në amfiteatrin e liqenit të Tiranës. Fëmijët e përzgjedhur nuk fshehin emocionet por janë të gjithë të lumtur që do të përformojnë në një skenë të madhe. Për regjizorin Petri Bozo spektakli do të dhurojë padyshim emocion. Ndërsa për producentin muzikor Sokol Marsi Radio-Televizionit Shqiptar vijon traditën e përgatitjes së artistëve të ardhshëm. Producenti tjetër i këtij festivali Mario Deda shprehet se puna me femijët është më e thjeshtë se sa me të rriturit. Fituesi i Junior Fest do të përfaqësojë fëmijët shqiptar në festivalin europian të kënges që zhvillohet me date 25 nëntor në Bjellorusi festival që do të transmetohet ekskluzivisht nga rrjeti i RTSH.