Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, ishte protagonisti kryesor i takimit të vlefshëm për Europa League, AEK Larnaka- FC Zyrihun.
Lojtari nga Kosova ishte autor i golit të vetëm në këtë ndeshje, duke i dhënë 3 pikët e para skuadrës së tij në një transfertë të vështirë.
Kololli ktheu në gol një penallti, por ajo që ndodhi më pas u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen kryesor këtë të enjte në Europa League.
Në përpjekje për të festuar me tifozët e paktë që ishin në stadium, lojtari kalon një nga reklamat, por tek e dyta bie në një gropë, duke ngjallur frikë fillimisht, por fatmirësisht gjithçka kaloi pa pasoja.