14 trupa teatrore ndezin Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit

Diel, 23 September 2018 08:31

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit rikthehet sot në mbrëmje  me komedinë “Tag” te “arTurbina”. Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit do të zhvillohet në datat 23- 30 shtator dhe në të marrin pjesë 14 trupa nga të gjitha trevat shqiptare. Sipas teatrit, Ministria e Kulturës si dhe Bashkia e Tiranës janë në ndihmë të këtij festivali, ku shfaqjet për publikun do të prezantohen në sallën e madhe të Akademisë së Arteve, si dhe te “arTurbina”. Premiera me të cilën do të prezantohet Teatri Kombëtar në këtë festival, që do të nisë më 23 shtator është ajo me titull “Tag”. Vepër shqiptare me autor Bashkim Hoxha vjen me regji nga Andia Xhunga.

Kjo shfaqje teatrore është dhe premiera e parë e sezonit artistik të TK. “Tag” është një nga veprat e lexuara në “Netët e dramës shqipe”, e cila fitoi të drejtën për t’u ngjitur në skenën e teatrit, dhe për të qenë pjesë e repertorit të tij. Nga vetë titulli, “Tag”, kuptohet që vepra lidhet me rrjetet sociale, të cilat janë kthyer në një virus, pse jo edhe shkatërrues për shoqërinë. Dramaturgu nxitet nga një shqetësim i së përditshmes për të ndërtuar një vepër, e cila nuk të bën vetëm të qeshësh me situatat e krijuara prej ngatërresave e krijuara pikërisht nga komunikimi virtual mes njerëzve, por edhe të reflektosh mbi largësinë shpirtërore që kanë mbjellë rrjetet sociale.

 Kujtojmë se Festivali i Parë i teatrit u zhvillua në vitin 1962.  Nga festivalet më të në ka qenë i katërti, më 1969, kur fitoi trupa e teatrit “A.Z. Cajupi” në Korcë me “Njollat e Murrme” të Minush Jeros e Mihal Luarasit, vepër të të cilën u dënuan autorët e saj nga diktautra komuniste.

41836302_10155498081447121_6003396138344906752_n.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...