“Turbo Show”, ishte shfaqja që rikthye në skenën e Teatrit Migjeni të Shkodrës, gjatë fundjavës mjeshtrin e madh, Sandër Ruçi që prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Materiale të përgatitura me kujdes , tema të jetës së përditshme, por edhe fenomeneve e ngjarjeve që të gjithë i kemi përjetuar erdhën të përpunuara me finese nga aktori dhe regjisori.
Mes tyre spikati rrugëtimi drejt Europës që vijon të bëjë Shqipëria, LGBTI dhe perceptimi i tyre nga shoqëria, apo tema më e nxehtë për qytetin e tij, rënia e Vllaznisë nga Superliga, që u soll në bashkëpunim me mjeshtren e madhe Zyliha Miloti.
I emocionuar, aktori nuk rresht së falenderuari publikun që përherë e ka mbështetur dhe vijon t’i ja frymëzimin për të sjellë të tjera shfaqje.
Ai gjithashtu tha se ,”Turbo , që per dy net u ndoq nga një publik i papërsëritshëm në sallë e nga i cili mora në mënyrë plebishitare pas koncertit në rrugë e kudo përgëzime të sinqerta e shumë dashamirësi , në finale arti është në shërbim të spektatorit ma të mirë në bote , spektatorit shkodranë”.