“Vetëvrasësi” vjen sonte si produksion i Teatrit të Korçës “Andon Zako Çajupi” me autor Nikolai Erdman, dhe regji nga Sulejman Rushiti për publikun në “arTurbina”.
Shfaqja vjen në kuadër të Festivalit MbarëKombëtar të Teatrit nën interpretimin e aktorve Neritan Liçaj, Elia Zaharia, Zamira Kita, Olta Gixhari, Albano Prodani, Ligoraq Riza, Blerta Belliu, Klodjana Keco, Shkëlqim Jaupaj, Paola Kodra, Ilda Pepi, Mateus Lothar T. Frroku, Antonio Tole.
Një i ri i papunë, Simon, beson se përgjigja ndaj problemeve të tij është të mësojë të luajë tuba. Megjithatë, plani i tij dështon dhe ai mendon vetëvrasje. Fqinji i tij, Aleksandër Petroviç, vendos të fitojë para nga mjerimi i Simon, duke shfrytëzuar vetëvrasjen e tij për disa ofertues. Këta ofertues kanë planifikuar të shfrytëzojnë vdekjen e Simonit në avancimin e çështjes së tyre individuale. Inteligjenca, e përfaqësuar nga Aristarku, është i pari që i afrohet atij.
Nga kjo pikë Simon e gjen veten, duke u manipuluar nga njerëz të ndryshëm që përfaqësojnë botën e biznesit, artet, punëtorët, etj. Gjatë rrjedhës së shfaqjes, secili personazh zbulon anën më të keqe të personalitetit të tyre, me efekt humorist.
“Vetëvrasësi” është një shfaqje e vitit 1928 nga dramaturgu rus Nikolai Erdman. Sot ajo konsiderohet si një nga dramat më të mira, që ka dalë nga Rusia komuniste dhe vjen për publikun kryeqytetas në orë 21:00 në skenën e ”arTurbinës”.