Fier, konkurs ndërkombëtar i fotografisë artistike

Premte, 05 October 2018 14:11

36 artistë nga 16 shtete te ndryshme si nga Irani, Turqia, Kosova, Gjermania, Zvicra, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Hungaria, Suedia, Bullgaria, Franca, Bosnje H. etj do të marrin pjesë në konkursin ndërkombëtar të fotografisë ”FokusAward” në Fier.

Në edicionin e tij të 9-të, konkursi do të sjellë një garë imazhesh dhe këndvështrimesh artistike që këtë vit duket se do të luajnë me dritën dhe kohën.

”FokusAward” është një aktivitet i kthyer tashmë në traditë, mbështetur nga Bashkia Fier, BenArt Print dhe në partneritet me Galeria e Artit Fier, Shoqata Antik, dhe EJAlbum.

Në datën 12 tetor, ora 19:00, në ambientet e Galerisë së Artit në Fier do të çelet ekspozita ”Fokus 2018”, që do të qëndroj e hapur deri në fund të muajit tetor.

Këtë vit Fokus2018 sugjeron si temë “Një duel me dritën” e cila në të vërtetë kthehet në një duel me kohën, me kohën që jetojmë, me kohën e lenë pas, me kohën që na pret.

Fotografitë e nominuara për ekspozitë do të përzgjidhen në bazë të kritereve teknike dhe vlerave artistike. Fotografitë më të mira, do të shpërblehen me çmime nga juria profesionale ndërkombëtare. Çmimi i parë përfiton edhe një vlerë monetare prej 1000 dollarësh. Më tej, ekspozita si përherë do vazhdojë intenerarin e saj duke u shfaqur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni

Fotografë pjesëmarrës në këtë aktivitet janë Avin Abbasi, Andi Agaraj, Dali Alili, Ernest Baba, Fatih Balkan, Roland Beqiraj, Fjolla Besimi, Goran Boricic, Igor Coko, Fisnik S. Dobreci , Mariposa Fa, Ardian Fezollari, Ahmed Hadrovic, Dashmir Izairi, Alireza Jahangiri Manesh, Jelena Jovetic, Amer Kapetanović, Ognjen Karabegovic, Olga Karlovac, Andrea Kiss, Uran Krasniqi, Arben Llapashtica, Aleksander Mogilo, Agon Nimani, Midhat Poturovic, Shkelzen Rexha, Fatemeh Rezaee, Vasil Qesari, Fahredin Spahija, Mohammad Sorkhabi, Gent Shkullaku, Rozafa Shpuza, Ina Toska, SerkanTurac, Enea Verria, Maja Zlatevska.

Login to post comments