Komedia brilante ”Volpone” çel sezonin artistik në teatrin “Skampa”

E mërkurë, 10 October 2018 16:41

Komedia brilante ”Volpone” vjen premierë në teatrin “Skampa” në qytetin e Elbasanit. Kjo premierë teatrore, hap dhe sezonin artistik të shfaqjeve në teatër.

Regjisori Adonis Flipi me një kastë aktorësh të njohur, por dhe emra të rinj sjell premierë veprën nga Ben Johnson. Kjo vepër ka bërë bashkë jo vetëm aktorët e trupës së teatrit të Elbasanit, por dhe artistë të tjerë. Në role janë aktorët teatrit të Elbasanit si Mario Elezi, Ilirda Bejleri, Antoneta Doka, por dhe aktorë të tjerë që sipas regjisorit veshin shumë mirë kostumin e shfaqjes si Helidon Fino, Ligoraq Ruiza, Xhuliano Briskaj, Muharrem Hoxha, etj.

Vepra trajton depersonalizimin e njerëzve nga lakmia. Dëshira për t’u pasuruar lehtësisht grabitqarët i shndërron në pre. Është dramë, satirë, komedi, pra ndërthurje zhanresh, si vetë jeta.

Premiera vjen për publikun në datat 12-13-14 tetor,në orën 19:00 në Teatrin Skampa Elbasan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...