Regjisori Dino Mustafiq nis punën në Shkodër për dramën “Jugori”

Premte, 09 November 2018 14:17

Në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës ka filluar puna për vënien në skenë të dramës "Jugori". Vepra e autorit gjerman Fassbinder do të vijë premierë në skenën teatrore nga regjisori i njohur Dino Mustafiq. Kjo vepër teatrore, që do të vijë në fillim si premierë te teatri “Migjeni” ka angazhuar artistë nga Tirana dhe Shkodra. Në skenë në role do të jenë aktorët e trupës së teatrit “Migjeni”, por dhe më gjerë. Në dramën “Jugori” mes aktorëve përmendim Nikolin Ferketa, Rita Gjeka, Merita Smaja, Jozef Shiroka, Pjerin Vlashi, Linda Jarani, Nensi Bakalli, Simon Shkreli, Tristan Halilaj etj. Asistent regjisore në dramë është Melisa Becovic, skenograf Sadik Spahija, koreografia Gjergj Prevazi dhe kostumografe Rita Spahija. Për koreografia Gjergj Prevazi ky bashkëpunim me regjisorin Dino Mustafiq vjen në vijim dhe të veprave të tjera, që janë vënë në skena të ndryshme në Shqipëri, por dhe në shtete të tjera. Janë rreth 14 bashkëpunime që Prevazi ka me regjisorin e njohur Dino Mustafic, si në Maqedoni, Bosnjë, Kosovë, Serbi, Kroaci dhe Shqipëri. Vepra përcjell mesazhe të forta për shoqërinë tonë. Edhe pse ngjarjet zhvillohen në Gjermani, ajo është aktuale dhe për shtete të tjera. Në dramën e autorit gjerman Fassbinder, që quhet “Jugori”, në qendër të saj është një refugjat. Në vepër është diskriminimi si një nga fenomenet me të cilat po përballet Europa edhe në ditët e sotme. Për pjesëmarrësit kjo vepër që pritet të jetë në skenë ka lidhje dhe me Shqipërinë, pasi shumë shqiptarë kanë emigruar jashtë. Vepra i vendos ngjarjet në Gjermani, dhe në tërësinë e saj e tregon diskriminimi jo vetëm për arsye të individëve me kombësi të huaj, por dhe për arsye të besimit fetar, individualiteteve të ndryshme kulturore, etj. Drama “Jugori” që muajin që vjen do të jetë premierë në skenën e teatrit të qytetit të Shkorës dhe ka bërë bashkë artistë të njohur, zbërthen krizën e shoqërisë gjermane edhe jo vetëm në raport me të huajt. Kush është i huaji dhe çfarë quajmë të huaj? “Jugori”, sepse nuk ka identitet që vjen nga një shtet i përcaktuar, por që vjen nga jugu i Europës. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...