Në mjegull

E mërkurë, 21 November 2018 14:57

Poezi e shkruar nga Herman Hesse

Sa çudi, të endesh në mjegull!
E vetme çdo shkurre,
I vetëm çdo gur.
As drurët nuk shquhen midis tyre,
I vetëm është çdokush.

Plot me miq më dukej bota,
Kur jeta ime e kthjellët ish.
Tani që mjegulla po zbret,
Prej tyre s’shoh asnjë.

I ditur s’është askush,
Kush terrin nuk e njeh.
Që pa mëshirë dhe pak nga pak,
Prej të gjithëve të ndan.

Sa çudi, të endesh në mjegull!
Të jetosh është vetmi.
Asnjë qënie s’e njeh tjetrën,
I vetëm është çdokush.

Login to post comments