“Kreditorët”, në fundjavë për publikun te “arTurbina”

Diel, 27 Janar 2019 10:17

Drama “Kreditorët” vepër e autorit August Strindberg po vijon me shfaqjet e fundit në skenë te “arTurbina”. Vepra me regji nga Luli Hoxha dhe një kastë aktorësh të njohur vjen dhe këtë mbrëmje për publikun. “Mos humbisni dy shfaqjet e fundit të “Kreditorët”, dramës emocionuese të Strindberg mbi konsumimin e marrëdhënies në çift”, shkruan teatri për shfaqjen që mbrëmjet e  datave 25, 26 ishte në skenë për të vijuar dhe sonte. Vepra e Strindberg interpretohet për publikun nga aktorët Helidon Fino, Luli Hoxha, Laert Vasili, ku në skenë është dhe Tringa Shala. Me regji nga Luli Hoxha, një nga kryeveprat e autorit të madh skandinav vjen për të hedhur dritë mbi marrëdhëniet bashkëshortore. Regjisore dhe aktore në dramë Luli Hoxha ka treguar se është hera e dytë, që ajo punon me një vepër të autorit August Strindberg. “Më parë në skenë kam sjellë dramën “Zonjusha Zhuli” të Strindberg. Autori, në fokus ka më tepër marrëdhëniet burrë -grua dhe këtu nis dhe zanafilla e ndërtimit të gjithçkaje. Dhe gjithë këto problematika, ai i zbërthen në këto dy vepra të tij. Në fokus të të dyja veprave është e vendosur femra, e cila mbart gjithë këtë zinxhir të marrëdhënieve”, pohon regjisorja Hoxha. Ndërsa më herët në media dhe aktori Laert Vasili është shprehur se janë probleme aktuale që trajtohen në vepër. “Më tërhoqi vepra pasi mbarova përkthimin, problematika që shtjellon Strinberg, që ndodh 130 vite më parë, por shumë aktuale për Shqipërinë e ditëve të sotme. Edhe gjatë festave kemi pasur dhunë ndaj grave, që kanë qenë ndonjëherë fatale. Kjo është aktuale sot”, ka pohuar aktori. Në materialin mbi veprën shkruhet se krisja e marrëdhënieve bashkëshortore vjen si ngërç, i cili zbërthehet brenda 90 minutave në një skenë teatri. “Marrëdhëniet erotike, psiqike dhe ngarkesa emocionale distancojnë idealizmin e jetëgjatësisë së themeleve të një marrëdhënieje. "Kreditorët", kjo shfaqje që trondit mekanizmin e njeriut të sotëm grushton brenda shpirtit bosh të njeriut bosh. Përbindëshat konsumues do të përballen me pangopësinë si kurth i fajit të tyre. Bota si portokall do t’i kujtojë atyre karmën që nuk vonon për të marrë atë që ka dhënë. Historia mbresëlënëse me në krye krijesën perfekte të Zotit, gruan e cila kthehet në një llogaridhënëse të pashpresë. Harruan ata që pjelloria mban emrin e saj? Vallë harruan ata që sot kërkojnë borxhin se ekzistenca e tyre varej nga kjo krijesë perfekte. Si përfundoi që pas çdo faji të lënë pezull mëkati i Evës endet si fantazëm njëlloj si miliarda vite më parë. Kush kërkon atë që ka dhënë do të mbetet në kohë dhe koha sot ka mbetur”, thuhet për veprën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...