Përfaqësuesja e Shqipërisë për në Eurovision, Jonida Maliqi, këto ditë dha performancën e parë për në Eurovision, shkruan KultPlus.
Kjo performancë erdhi në kuadër të “Eurovision in Concert” që i paraprinë spektaklit të njohur dhe u mbajt në Amsterdam.
Jonida shkëlqeu gjatë interpretimit të këngës “Ktheju tokës” dhe u duartrokit shumë nga publiku.
Eurovision tashmë ka prezantuar edhe fotografitë zyrtare të këngëtarëve pjesëmarrës të këtij edicioni.
Jonida Maliqi edhe kësaj radhe na vjen tejet e veçantë dhe me një stil unik që atë e karakterizon.
Kujtojmë që Shqipëria do të performoj në natën e dytë të festivalit, e 14-ta me radhë.
Eurovisioni do të nis më datë 14 maj dhe finalja e madhe do të mbahet më 18 maj në Izrael.
Këtë vit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision do të këndohet në gjuhën shqipe, andaj teksti i shkruar nga Eriona Rushiti nuk do të përkthehet e të përshtatet siç ka ndodhë me shumicën e këngëve shqiptare që janë prezantuar në Eurovision.