Dossier/Shqipëria në Eurovizion
Pas suksesit që pati Anjeza Shahini në Eurovizionin e Stambollit, 2004, ku u rendit e shtata në natën finale, në bazë të formulës së vjetër, Shqipërisë i takoi që vitin e ardhshëm, ajo të hynte drejtpërsëdrejti në natën finale. Ky fat i ra Ledina Ccelos, e cila e kishte suksesin e saj më të madh në afro dhjetë vjet karrierë fitimin e çimit të parë në Festivalin e 43-të të Këngës në RTSH. Ajo mori pjesë në Eurovision 2005, në Ukrainë, me këngën “Nesër Shkoj” me përshtatje në anglisht “Tomorrow I Go”, me tekst të Pandi Laços dhe Adelina Ristos dhe kompozim të Adi Hilës. Fabula e këngës, me dy fjalë është kjo, “një vajzë në prag të martesës përballë nënës së saj, duke iu ankuar e betuar nënës se nesër nisej nuse”, por që për Evropën ky tekst e kjo fabul dukej e çuditshme, kur fëmijët, sapo mbushin moshën 18 vjeç largohen nga familja, dhe këto emocione janë aq të ftohta, për të mos thënë fare, dhe as publikut e as jurisë që i bënë përshtypje “të qarat” e Ledinës dhe dukej aq demode edhe në raport me zhvillimet shqiptare të demokracisë. Gjithsesi, performanca e artistike Ledinës, me një veshje provokuese, nën efektet e koreografisë dhe nën ritmet popullore, të jepte përshtypjen e një “arixhofke” simpatike, të bardhë, jo ajo cigania magjike, por vetëm kaq, pasi as muzika, e as teksti, as dridhjet e Ledinës nuk bënë efekt dhe gjithçka shkoi keq dhe Shqipëria zuri vendin e 16-të nga 24 shtete pjesëmarrëse, me 53 pikë. Ashtu, sikurse edhe vetë teksti i këngës, “Tomorrow I Go”, ajo të nesërmen u kthye në Tiranë, pa lënë gjurmë, veçse shkoi emrin dhe mbeti pjesë e historisë së eurovizionit shqiptar. Në Eurovizionin e Ukrainës fitoi këngëtarja greke, Elena Paparizou.
Pergatiti: F. Slatina