×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

E pabesueshme se sa vjeç mbush Elsa e ‘Pallatit 176’

E mërkurë, 25 Prill 2018 20:14

Komedia “Pallati 176” është një nga ikonat e artit shqiptar. Të gjithë e kemi parë e stërparë dhe jemi argëtuar nën interpretimin e aktorëve të pazëvendësueshëm. Personazhi i Elsës, i luajtur nga aktorja Eva Alikaj, është rrënjosur thellë në memorien tonë. Por ne harrojmë se “Elsa” nuk do të jetë gjithmonë një vajzë e re.

“Elsa” feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 57 vjeç, edhe pse të gjithë e kujtojnë si ajo vajza e re lozonjare në rolin e Elsës.

Eva Alikaj është një emër i madh dhe kontributi i saj në kinematografinë shqiptare nuk është i pakët sidomos në vitet ’80.

Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961. Kur ishte vetëm 21 vjeç, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, me filmin “Njeriu i mirë” (1982). Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar.

 

 

Login to post comments