×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Jo gjithmonё klasa politike ёshtё nё lartёsinё e universit kulturor tё kombit tё saj

E Enjte, 26 Prill 2018 09:57

Prej disa ditesh ka dale ne treg libri  me i ri i Prof. Dr. Albert Frasherit. Nё librin e tij, ai na jep njё imazh tё krizёs italiane, kryesisht tё parrahur dhe ndoshta tё panjohur pёr shumicёn, duke u nisur nga idetё fillestare tё njёrit prej personazheve mё tё njohur dhe tё pazakontё tё panoramёs politike dhe ekonomike. Autori, jo vetёm ka analizuar situatёn e Italisё nё njё kontekst historik dhe ndёrkombёtar, por edhe ka studjuar me themel mendimin, synimet dhe kufizimet e “mitit” Silvio Berlusconi. I kushtёzuar dhe i dominuar nga mentaliteti i njё klase politike, aspak krijuese, Berlusconi nё fakt braktisi idetё  e programmit fillestar qё, nё tёrёsi, paraqitin edhe sot ajkёn e liberalizmit dhe tё idealit  politik pёrkatёs. Fakte tё freskёta shoqёruar nga analizat personale, tё pasuruara me referime dhe citime tё famёshme, janё pёrpunuar me qartёsi nё mёnyrё joshёse dhe me njё stil tё rjedhshёm. Njё libёr qё tё gjithё duhet tё lexojmё, pёr njё vizion autentik, tё pavarur dhe global tё momentit tonё aktual.”

 

  1. F. Slatina - Para se tё fillojmё me argumentin e kёsaj interviste, per tё evituar paqartёsira nga ana e lexuesit, desha t’ju kerkoj diçka. Ju nё Shqipёri, me rreth 110 skeda nё Bibliotekёn Kombёtare, me libra matematike, studime mbi shkencёn, artin dhe Rilindjen Kombёtare, deri dhe romane nё italisht, lexuesi ju njeh me emrin Albert Frashёri. Nё Itali botimet tuaja mbajnё emrin Alberto Frasher. Kjo ёshtё e rastit apo ka ndonjё arsye tё jetёs suaj?
  2. A. Frasher - Ky  fakt ka historinё e vet. Menjёherё pas lindjes, siç ishte tradita, fёmija pagёzohej. Emri im i pagёzimit ishte Alberto Maria, sikundёr ёshtё pagёzuar njё nga dy nipёrit e mij nё Itali. Nё familjen time kishim kultin e shёnjtores, nёnёs sё Krishtit. Gjendja civile e konsideroi fashist atё emёr  dhe mё regjistruan me emrin Albert. Unё jam nё Itali prej 28 vitesh dhe pёr botimet e mija preferova emrin me tё cilin prindёrit mё kishin pagёzuar. Pёrsa i pёrket mbiemrit Frashёri, unё zgjodha qё mbiemri im tё shqiptohet Frasher, pra me emrin e atij vendi tё bekuar. Ai quhet Frasher dhe jo Frasheri. Pra une dhe vajzat e mija ruajmё si mbiemer pikёrisht Frasher.
  3. F. Slatina – Ju, pra, keni shkruar shumё, deri dhe nё Kanada. Çfarё ju shtyu tё shkruani dhe tё botoni kёtё librin e fundit mbi Italinё, me titull “L’Italia nella parabola di Berlusconi” me editor Europa Edizioni, Romё, qё porsa ka dalё nga shtypi tani nё prill?
  4. A. Frasher - Jeta ime ndёrmjet Shqipёrisё dhe Italisё pati gati 23 vite pune nё vёndin tim tё lindjes  dhe, deri tani, 28 vite pune nё Itali. Italia nё kёto kohёt e fundit po jeton njё periudhё tё vёshtirё nё pikёpamje politike dhe ekonomike, sikundёr shumё vёnde tё tjera perёndimore. Me kёtё libёr tё fundit unё jam pёrpjekur tё kuptoj e te shpjegoj pikёrisht kёtё realitet. Por ky studim nuk do tё ishte e mundur po tё reduktohej thjesht nё vёzhgime tё natyrёs politiko-ekonomike pa iu referuar pamjeve kulturore e filozofike tё kombit italian. Pasuria e jashtёzakonёshme artistike, talentet dhe aftёsitё krijuese tё qytetarёve nё raport me nivelin e krizёs, raporti konfliktual i klasёs politike me shoqёrinё e bёjnё komplekse kёtё analizё, por tё qartё nga ana konceptuale. Tё kuptosh vetveten, tё pёrcaktosh njё projekt pёr tё ardhmen nuk ka kuptim dhe as ёshtё e mundur pa iu referuar realitetit ku jeton; pra duhet kuptuar ky realitet, jo thjesht pёr faktet, por sidomos pёr dialektikёn e tyre. Pёr kёtё arsye libra tё tillё janё tё nevojshёm per formimin kulturor tё qytetarit, pёr  mendimin e pavarur dhe kritik tё tij, pa tё cilin shoqёria nuk shkon dot pёrpara.         
  5. F. Slatina – Si e keni ndёrthurur analizёn tuaj me atё qё ju keni quajtur “parabola e Berlusconit”?
  6. A. Frasher - Kёtё libёr e kam konceptuar duke u nisur nga kёndvёshtrime tё ndryshme. Qё nё krye vlerёsova si njё çёshtje themelore raportin konfliktual tё qytetarit me klasёn politike tё vendit. Shprehja mё domethanёse e kёtij raporti tё vёshtirё mendoj tё jetё parabola e Berlusconit, pёr kёtё arsye vendosa tё nisem pikёrisht nga ky personazh i veçantё i 30-40 viteve tё fundit. Nga ana tjetёr dua tё theksoj qё ky libёr nuk i kushtohet Berlusconit dhe as merret me mёnyrёn se si ai ka qeverisur. Kam treguar me pak fjalё cili ishte programi fillestar i tij duke u nisur nga liritё e qytetarit. Kёtё problem  nuk e ka ngritur asnjё istancё politike nё njё kohё qё koncepti i lirive ёshtё themelor jo vetёm pёr demokracinё por edhe pёr ekonominё e vendit.

Shpesh herё njerёzit kanё njё ide tё kufizuar pёr liritё duke i identifikuar ato me tё drejtёn e fjalёs. Thelbi i lirive tona qёndron nё pamjet ekonomike qё ato shprehin. Me dy fjalё tre janё tё drejtat natyrore mё tё rёndёsishme tё qytetarit: e drejta e jetёs, e lirisё dhe e pronёs. Unё mendoj qё kjo e fundit ёshtё burimi i pёrbashkёt i tё drejtave natyrore tё Njeriut. Kur pushteti me ligjet e tij cёnon tё drejtёn natyrore tё pronёs tej caqeve tё arsyeshme, atёhere ne nuk jemi tё pavarur, sepse ёshtё fruti i punёs sonё qё na jep lirinё e vёrtetё dhe pavarёsinё e mendimit. Pra nga e drejta e pronёs varen edhe e drejta e jetёs dhe e lirisё. Ky ёshtё thelbi pa tё cilin demokracitё tona shndrrohen nё kёshtjella prej letre e mund tё rrёnohen sa hap e mbyll sytё. Totalitarizmat e tё majtёs kufizuan jashtё mase tё drejtёn e pronёs; kjo solli varfёri, mjerim dhe i rrёnoi ato vetvetiu. Ato u shembёn si nё njё implozion pa shkrepur pushkё e nё mёnyrё tё turpёshme.

E vёrteta ёshtё qё Berlsuconi fillimisht u shpreh nё favor tё sistemeve elektorale maxhoritare pёr siguruar qeveri tё qёndrueshme pёr vendin. Ai doli kundёr ndёrhyrjeve tё ideologjive nё administrimin e pushtetit. Krahas lirive tё qytetarit ai ngriti edhe problemin e tё drejtёs sё pronёs kundёr njё sistemi taksash tё papranueshёm. Por nё fakt ai e braktisi kёtё projekt fillestar dhe, çuditёrisht, u ndrydh nё grackёn e ideologjive dhe trasformizmave qё e zvetёnojnё jetёn politike tё njё vendi. Dua tё theksoj qe kёto probleme nuk janё tipike pёr Italinё, por pёr shumё vende tё tjera europiane.

  1. F. Slatina – Çfarё vendi kanё nё analizёn tuaj problemet ekonomike tё sotme jo vetёm tё Italisё, por edhe mё tej? 
  2. A. Frasher - Lexuesi gjen nё libёr jo thjesht njё vend si Italia, por edhe njё metodё qё ndihmon nё analizёn dhe nё kuptimin e realitetit tё shoqёrive tё sotme perёndimore. Fjala vjen, si ёshtё trajtuar nё libёr çёshtja e korrupsionit? Kam analizuar disa ide qe e konsiderojnё korrupsionin si mjet dhe fenomen qё e ka çuar pёrpara shoqёrinё. Kёto nuk janё mendime tё mbeshtetura nё ndonjё teori formale qё, nё thelb, nuk ekziston. Ato jane thjesht spekullime brenda horizontit tё bindjeve personale dhe nuk i referohen fakteve objektive. Une kam paraqitur tё dhёnat mё tё freskёta qё tregojnё zhvillimin ekonomik e teknologjik, zhvillimin njerёzor, kompeticionin, sistemin e edukimit dhe sidomos trasparencёn qё shpreh tё kundёrtёn e korrupsionit. Kёto tё dhёna nuk janё kampionare por pёrfshijnё nga 150 deri nё 200 shtete, pra ato  janё tё dhёna globale plotёsisht objektive. Nga kjo analizё rezulton qё vendet mё tё prapambetura janё ato mё tё korruptuarat dhe qё ndёr vendet mё tё zhvilluara nuk ka as edhe nje nga vendet e korruptuara.

Nё pёrpjekjen time njё vend tё veçantё zenё idetё e liberalizmit qё mendoj t’i kem analizuar me kujdes tё veçantё sё bashku me disa aspekte tё iluminizmit europian. Kёto janё njohuri tё nevojёshme per çdo qytetar.  Fjala vjen, parimi sipas tё cilit ligji nё shtetin e tё drejtёs duhet tё respektojё tё drejtat natyrore tё Njeriut shpjegon shumё ngjarje tё mёdha e tronditёse nё historinё e vendeve perёndimore. Kur shteti i tё drejtёs ka marrё nёpёr kёmbё tё drejtat natyrore tё qytetarit, shoqёria ka reaguar duke kundёrshtuar me armё despotizmat e kohёs. Kjo ka ndodhur me revolucionet angleze dhe franceze si edhe me luftёn pёr pavarёsi tё kolonёve amerikanё.  Kёto ishin lёvizje tё armatosura kundёr shtetit tё sё drejtёs. Idetё e tyre janё nё themel tё demokracive perёndimore. Sot, fjala vjen, nё vendet ku shteti i tё drejtёs ka zvetёnuar tё drejtёn natyrore tё pronёs, çfaqen fenomene negative e spontane pёr tё cilat ёshtё pёrgjegjёse klasa politike. Tё tilla fenomene janё, fjala vjen, korrupsioni nё rritje, evazioni fiskal, dobёsimi i rolit tё parimit tё meritёs. Kjo e fundit bёn qё nё shoqёri tё mos ngrejё kokё aftёsia dhe talentet, por tё mbretёrojё mediokriteti dhe privilegjet e klasёs politike kundёr interesave tё qytetarit.

  1. F. Slatina - Nё treguesin e lёndёs ka njё kapitull qё titullohet “Apologjia e difektit”. Çfare pёrmban ai?
  2. A. Frasher - Ky ёshtё kreu 5 dhe i kushtohet nevojёs pёr tё zhvilluar shpirtin kritik tё qytetarit dhe pёr tё kuptuar idetё e reja. Mungesa e perfeksionit apo difekti janё tё pranishёm nё çdo forme tё ekzistencёs nё Natyrё. Pёrfytyroj njё specie bimёsh tё pёrsosur qё nё evolucionin e saj me ndryshimin e kushteve klimaterike çfaq nevojёn pёr tё azhornuar, pёrshtatur disa cilёsi. Kёto deri dje ishin cilёsi perfekte, por tani kanё nevojё t’i pёrshtaten kushteve tё reja. Natyra, me tё cilёn ne nuk mund tё krahasohemi, ka aftёsinё tё modifikojё cilёsitё e krijesave tё saja nga nje gjendje difektoze nё njё perfeksion tё ri. Nё rastin tonё, Njeriu apo shoqёria duhet tё zhvillojnё aftёsinё, prirjen pёr tё vёzhguar e pёr tё korigjuar  veprimet e veta.  Sikundёr evolucioni i Natyrёs, edhe ai i shoqёrisё nuk ёshte veçse njё proces gjatё tё cilit pёrsosmёria e sotme shndrrohet nё njё difekt relativ e mё pas nё njё pёrsosmёri tё re. Nё Natyrё kjo ndodh spontanisht nё saje tё parimevet themelore tё saja. Pёr shoqёrinё, pёrkundrazi, ёshtё njeriu ai qё duhet tё ndёrhyjё. Kur kjo ndёrhyrje ёshtё nё ekuilibёr dhe harmoni me tё drejtat natyrore tё individit, atёhere shoqёria pёrparon. Nё rast tё kundёrt krijohen raporte konfliktuale nё gjirin e saj duke rrezikuar paqen dhe ekuilibrin dinamik tё shoqёrisё. Meqёnёse ra fjala, kreu i fundit me titull “Dёnimi i breshkёs”, ndёr tё tjera tёrheq vёmendjen kah respekti qё duhet tё kemi pёr idetё e reja, ato vijnё nga qytetarёt dhe qё klasa politike duhet t’i kuptojё e tё ndihmojё realizimin e tyre. Breshka i kerkoi Zeusit t’i japё njё shtёpi ku tё hyjё ajo dhe vetёm ai qё ajo dёshiron. Zeusi i tha: “Do ta kesh shtepinё, por aty do tё mund tё hysh vetёm ti”. Zeusi e dёnoi breshkёn tё jetojё e mbyllur dhe e izoluar me idenё e saj tё gabuar. Jo gjithmonё klasa politike ёshtё nё lartёsinё e universit kulturor tё kombit tё saj por, kur kjo ndodh, qytetarёt duhet tё kuptojnё pёrgjegjёsinё e tyre pёr zgjedhjen dhe seleksionimin e njerёzve tё bёjnё dhё zbatojnё ligjet
  3. F. Slatina - Si e mendoni nevojёn e lexuesit shqiptar pёr kёtё libёr?
  4. A. Frasher - Libri me analizёn e  tij ёshtё njё  instrument qё e ndihmon tej mase qytetarin pёr tё kuptuar veten dhe raportin personal me shoqёrinё dhe klasёn politike tё vendit. Kjo e rrit vetёdijen mbi pёrgjegjёsinё qё qytetari ka kur pёrpara kutisё sё votimit, vendos se kujt t’ia besojё tё ardhmen e tij. Nga ana tjetёr, arsyet e difekteve dhe paaftёsive tё njё klase politike nuk duhen kёrkuar vetёm larg vetes, por edhe nё vetёdijen dhe ndёrgjegjen e çdo qytetari.

Intervistoi: Flori SLATINA

Login to post comments