Zbarkojnë në Tiranë arkitektët hollandezë

E Enjte, 03 May 2018 17:49

Një grup me arkitektë, urbanistë, muzeologë dhe botanistë hollandezë kanë mbërritur në Shqipëri me një mision të qartë për të kryer, kthimin e fshatit të Nivicës në një zonë shumë të frekuentuar turistike.

Hollandezët kanë ardhur nga universitete e Amsterdamit dhe Groningemit, ndërkohë që në bashkëpunim me disa studentë shqiptarë, janë duke hartuar një plan urbanistik në Nivicë të Kurveleshit dhe po punojnë me identifikimin në terren të të gjithë intinerarit turistik nga zona bregdetare në ato malore Borsh-Kuc-Nivicë-Zagorie.

Plani është paramenduar t’u paraqitet autoriteteve përkatëse së bashku me një seri modelesh të godinave turistike, bazuar në arkitekturën lokale, duke vendosur si rregull që kjo logjikë ndërtimore të ndiqet në të gjithë fshatin.

Grupi udhëhiqet nga arkitekti holandez Martin Sobota nga firma Cityforster, i njohur për një seri projektesh me fokus zhvillimin e komuniteteve rurale.

Login to post comments