Është e pazakontë që të lësh pallton dhe rrobat e trupit në garderobën e një muzeu dhe të dalësh nudo për ta vizituar atë.
Dhe kjo nuk është një vizitë e zakonshme.
Një muze në Paris u bë i pari në qytet që hapi dyert për vizitorët nudistë, të shtunën, duke u dhënë atyre orare të veçanta për të vizituar një ekspozitë nga "natyristwt".
Turi i cili u mbajt në muzeun e artit bashkëkohor të Palais de Tokyo, u zhvillua nga 160 vizitorë.
Ky muze organizoi për herë të parë në kryeqytetin francez një tur për artdashësit që kanë “alergji” rrobat.
Julien Claude-Penegry, drejtor i komunikimit i Shoqatës së Natyristëve Parizienë, tha se tabuja është thyer tashmë.
Ai theksoi:
Mënyra e jetesës së natyristëve është qëndrimi zhveshur. Kultura është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe kjo ishte një mundësi e veçantë për ne”.
Sipas Shoqatës së Natyristëve Parizienë, në kryeqytetin francez ka 88 000 persona që pëlqejnë të qëndrojnë zhveshur, ndërsa në gjithë Francën ky numër shkon në 2,6 milionë. /joq/