Prestigjozja britanike “The Sun”, i ka kushtuar një artikull Eugent Bushpepës, i cili përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2018, që po mbahet në Portugali.
“The Sun” e fillon artikullin me një përshkrim të shkurtër të jetës së këngëtarit duke vazhduar më tej me arritjet e tij në karrierë. Ndër të tjera, përmendet edhe Festivali i Këngës në RTSH, kompeticion nga ku është përzgjedhur edhë përfaqësuesi ynë.
Në vlerësimin që bën për Bushpepën, “The Sun” shkruan se i ka qëlluar në shenjë notat muzikore.
“Eugent Bushpepa, i cili thirret me përzemërsi Genti, ka lindur në Rrëshen, të Shqipërisë më 2 korrik 1984. Ai filloi të këndojë në moshë të re dhe për të përmbushur ëndrrën e tij, në vitin 2006 ai iu bashkua një shfaqjeje në Top Channel si këngëtar. Që atëherë Eugenti ka qenë pjesë e skenës muzikore shqiptare. Eugenti ngadalë u bë një nga këngëtarët më të njohur të vendit dhe ka mbështetur banda si “Deep Purple” dhe madje ka luajtur edhe me legjendën e “Guns N ‘Roses”, Ron Thal.”, shkruan “The Sun”.