Haradinaj: Nuk i nënshtrohemi Brukselit, as Serbisë për heqjen e taksës

Premte, 11 Janar 2019 15:09

Pas mbledhjes së parë për këtë vit të Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se derisa nuk ka njohje nga Serbia, taksa 100 përqind do të jetë në fuqi.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk do t’i nënshtrohen kërkesës së Serbisë dhe Brukselit për heqjen e taksës 100 përqind që ndërlidhet me dialogun Kosovë-Serbi.

Haradinaj ka përmendur edhe personat e zhdukur dhe të kidnapuar gjatë luftës nga ana e Serbisë. Ai ka thënë se edhe LDK dhe LVV duhet ta fuqizojnë dialogun Kosovë-Serbi, sepse e kanë rolin e tyre në këtë drejtim.

Për sa i për ketë grevave në arsim, shëndetësi dhe Trepçë, Haradinaj ka thënë se për rregullimin e pagave, Qeveria për herë të parë ka dërguar projektligjin për Pagat, projektligj ky cili rregullon dhe nivelizon pagat në sektorin publik.

Login to post comments