Haradinaj: Gratë në Kosovë duhet të emancipohen në të gjitha etnitë

Premte, 08 Mars 2019 12:26

Në nder të ditës së gruas kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në konferencën Forumi Multietnik të lidershipit të grave të reja në Kosovë.

Në këtë rast ai është shprehur se pozita e grave në Kosovë ka përmirësime, mirëpo duhet të punohet më shumë që ato të avancohen. Kreu i Qeverisë tha se me anë të kësaj dite të veçantë duhet të jetë fokus që gratë në Kosovë të emancipohen në të gjitha etnitë. Ai gjithashtu bëri të ditur se 40 përqind e grave janë të punësuara në sektorin publik, mirëpo pavarësisht kësaj siç thotë ai, ka shumë punë për të avancuar rolin e grave në Kosovë.

“Kosova nuk qëndron shumë keq me ligje, norma, por ajo që duhet të punojmë është që të zbatohen ato”, tha ai.

Login to post comments